Uruguai dhe Argjentina rrezikojnë kandidaturën, Infantino “i frikësuar”

Presidenti i FIFA-s Xhani Infantino ishte në Argjentinë një javë më parë, për të ndjekur finalen e madhe mes Riveri dhe Bokës, por ka mbetur i befasuar nga incidentet e ndodhura. Ngjarjet e ndodhura kanë ndikuar te përshtypja që numri një i FIFA-s ka ndryshuar, aq sa Argjentina dhe Uruguai mund të rrezikojnë kandidaturën për të pritur Kupën e Botës në vitin 2030.

Infatino ka theksuar se nëse situata nuk ndryshon, do të ishte e pamundur që një event aq i madh të organizohet në këto dy vende. Frika se incidentet mund të ndodhin edhe gjatë Kupës së Botës kanë bërë që të mendohet edhe një herë nëse duhet ta pranojë kandidaturën e dy vendeve të sipërpërmendura.

Edhe pse duhen dhe shumë kohë deri në atë event, nëse gjerat mund të ndryshojnë, atëherë do të ishte diçka madhështore që Kupa e Botës të rikthehej pikërisht  ku dhe nisi rrugëtimi i këtij kompeticionin në 100 vjetorin e tij. Kujtojmë që në vitin 1930 ishte Uruguai që priti Kupën Botës për të parën herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online