“Unë shikoja Anelkan me shqiponjën tuaj dhe e dija flutur”, supertalenti francez që mori Gjoka

Shkëndija e Tetovës ka bërë një goditje të madhe në merkaton e janarit duke marrë supertalentin francez, Aboubaker Es Sahhal. “Sport Ekspres” do të transmetonte lajmin ekskluziv disa ditë më parë se futbollisti që më parë është kërkuar nga ekipe si Ëolves dhe Atalanta do të mbërrinte në ekipin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Ashtu edhe ndodhi, ndërsa ka ardhur debutimi i tij në një ndeshje miqësore ndaj Randers. Talenti që ka luajtur edhe me të rinjtë e Francës dhe aktualisht është nën urdhërat e Ernest Gjokës, ka treguar edhe një rrëfim të veçantë sa i përket festës me shqiponjë dhe simbolin që e ka bërë më herët. I frymëzuar nga Anelka, por nuk e dinte shpjegimin e saktë të këtij simboli që përdorte edhe vetë, pasi mendonte se ishte flutur.

“Kam arritur mirë këtu, më kanë pritur shumë mirë. Ndjehem mirë dhe shpresoj se do të bëj gjëra të mëdha. Premtoj se do të jap maksimumin për fanellën kuqezi dhe për klubin.

Kur isha i vogël Anelka festonte në këtë mënyrë, unë mendoja se ishte flutur, ndërsa një miku im që është sot këtu më tregoi se ishte shqiponjë dhe simbol i shqiptarëve”, tha Es Sahhal. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online