“Unë qesha kur Haland shënoi golin e dytë”! Grealish tregon se çfarë i tha portieri i Kopenhagen për norvegjezin: Ai nuk është njeri, vjen nga planet tjetër

Erling Haaland po kalon një formë të pabesueshme këtë sezon me fanellën e Manchester Cityt. Haaland u largua nga Borussia Dortmund këtë verë dhe nënshkroi me Manchester Cityn për 60 milionë euro dhe tashmë në fillim të sezonit tregoi se do të jetë një përforcim i madh.

Haaland shkëlqeu edhe mbrëmë ndaj Kopenhagës në ndeshjen e Champions League, teksa arriti të shënojë dy gola në fitoren 5-0. Pas ndeshjes Jack Grealish zbuloi se çfarë i tha portieri i skuadrës mike, kur gjithçka kishte përfunduar.

“I mrekullueshëm, nuk kam parë kurrë një gjë të tillë në jetën time. Kur Haland shënoi golin e dytë unë qesha, se është gjithmonë në vendin e duhur. Portieri i Kopenhagen më tha pas ndeshjes: “Ai nuk është njeri, vjen nga planet tjetër”. E pashë në sy dhe i tregova se e dija se ku donte që të dilte me ato fjalë”, tha Grealish. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online