Kukësi e ka mbyllur fazën e parë në mënyrën më të mirë. Verilindorët ndodhen në vendin e dytë dhe vetëm tre pikë larg bardhebluve, ndërsa kanë arritur që t’i shkaktojnë edhe humbjen e parë Tiranës.
Por ky sukses nuk ishte i rastësishëm për ekipin e drejtuar nga Longo. Në një postim të publikuar nga faqja e Kukësit, shihet një letër e shkruar nga portieri i tyre, Tafas, që ka qenë pikë e fortë e skuadrës në këtë fazë të parë.
“Përshëndetje, unë jam Tafas Angelo. Dhomat kanë krevate të mira, ushqimi është i mirë, atmosfera është e mirë, grupi është perfekt. Unë, portieri i zemrës tuaj ju premtoj se sot do të fitojmë me 300% kundër Tiranës”, ka shkruar Tafas para ndeshjes. /Sport Ekspres/