“Nuk merrem me politikë, nëse do merresha, do isha president”! Ibrahimoviç në versionin e tij “i mbyll gojën” Lebron James: Më quajtën cigan, nuk është raci.zëm?

Zlatan Ibrahimovic i është rikthyer një debati të vjetër dhe polemikave me yllin e NBA, Lebron James. Ky i fundit ka punuar së tepërmi dhe i ka dhënë jehonë zërit ndaj rac.izmit, por kjo nuk i ka pëlqyer suedezit.

“Më pëlqen (James) shumë. Ai është fenomenal, por nuk më pëlqen kur njerëzit me status flasin për politikë. Bëj atë që je i zoti të bësh. Unë luaj futboll sepse jam më i miri në futboll, nuk merrem me politikë.

Ky është gabimi i parë që bëjnë njerëzit e famshëm kur bëhen të famshëm: për mua është më mirë të shmangni disa tema dhe të bëni atë që jeni mirë duke bërë, përndryshe rrezikoni të bëni diçka gabim”, do të shprehej Ibrahimoviç, që mori replikat e forta të Lebron James dhe të shumë njerëzve të tjerë.

Ndërkohë në ndeshjen kundër Romës, të gjitha kanë brohoritur kundër Ibrahimovic dhe e kanë quajtur cigan. Suedezi iu përgjigj atyre në mënyrën e tij pasi arriti të shënonte nga goditja e dënimit. Së fundmi, Ibrahimovic ka dhënë një deklaratë duke prekur sërish temën e debatit të vjetër me Lebron James.

“Sporti i bashkon njerëzit dhe politika i ndan ata. Por unë nuk bëj politikë, nëse do të bëja, do të isha president. Unë nuk e njoh LeBron personalisht. Dhe nuk e dënoj atë. Pavarësisht se si ndihet për racis.tët, ai ka të drejtë, sepse kur 50,000 njerëz të quajnë një cigan të ndyrë, është e njëjta gjë. Është gjithashtu raci.zëm”, ka thënë Ibrahimovic duke qenë kundër zërave për të kërkuar ndërgjegjsimin dhe dëshiron që sportistët të ndajnë vetëm dashurinë me njerëzit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online