Faza e parë, Egnatia/ Një realitet i ri dhe në gjurmët e “Atalantës së Superiores”, grupi i lojtarëve që duhet të sfidojnë edhe sezonin e gabuar

Nga Klaudio Ndreca

Egnatia e ka mbyllur fazën e parë të sezonit në mesin e tabelës me 11 pikë të grumbulluara. Padyshim që kjo ishte një nga “surprizat” më të bukura të Superiores, megjithëse për këtë përcaktim ka shumë për të diskutuar, pasi nuk pranohet nga lojtarët dhe stafi.

Fillimisht duhet të theksojmë se kjo skuadër mund të renditej edhe më lartë nëse do të kishte arritur që t’i merrte maksimumin ndeshjeve, siç fundja ndodhi edhe sot kundër Dinamos, atje ku Pedro Augusto gaboi nga 11-metrat për t’i dhënë avantazhin.

Megjithatë ky sulmues ka qenë pika më e fortë e skuadrës deri tani, pavarësisht se po has pak probleme në këto takime të fundit. Por Egnatia është shumë më tepër sesa thjeshtë Augusto. Lojtarë me cilësi dhe me peshë në Superiore si Krasniqi, Imeri, Telushi apo Cyrbja, janë garanci e madhe për ekipin.

Nga ana tjetër trajneri Magani është një udhëheqës i vjetër që e di shumë mirë se kur uji nuk do të jetë më i qetë dhe do të nisin dallgët e forta, pra ka përgatitjen e duhur për ta drejtuar anijen edhe në kohët e vështira. Me këtë ekip të ndërtuar, padyshim që Egnatia ndodhet në sezonin e gabuar, ndoshta tanimë mund të gjendej edhe në tre vendet e para të Superiores.

Kampionati i këtij viti vjen si asnjëherë më parë mes 7 ekipeve që kërkojnë titullin kampion nga 9 rivalë të tjerë që ke në garë. Pas gjithë këtyre performancave fantastike, Egnatia ndodhet në vendin e 6 dhe e nis punën e fazës së dytë sikur të mos ketë arritur asgjë, pas vetes ka Dinamon dhe Partizanin që ndodhet në vendin e “Play-Out”.

Drejtuesit ishin të bindur se me këtë skuadër do të tentonin Europën, siç e pranoi edhe kreu i skuadrës menjëherë pasi u sigurua ngjitja matematikore në Superligë. Por me entuziazmin e madh të njerëzve të tyre, të cilët e kanë mbështetur jo pak Egnatian në stadium, me këtë trajner që i di të gjitha shtigjet sesi ia dilet dhe me këtë skuadër cilësorë që ka në përbërje, ky ekip nuk e ka thënë ende fjalën e fundit.

E për t’iu kthyer temës së diskutimit, te stafi dhe vetë lojtarët nuk e pranojnë që të quhen më surpriza e kampionatit. Ndoshta kjo është edhe një lloj mënyre e mendësisë që Magani kërkon të fus te futbollistët, për t’iu mbushur mendjen në një farë mënyre dhe për të kuptuar se hapi i tyre është i madh dhe se këto rezultate nuk janë rastësore.

Mbetet të shihet sesa Egnatia do të vazhdojë që të mbajë këtë hap edhe në fazat e tjera të sezonit, pasi siç e thamë, dy vendet prapa saj janë Dinamo dhe Partizani, ekipe të kryeqytetit që janë formuar për të dalë kampion. Por për të mbetur në këtë fazë të parë, skuadra e Maganit është për t’u duartrokitur dhe nëse vazhdon të ketë të njëjtën fytyrë, nuk do të quhet më surprizë, por “Atalanta e Superiores”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online