“Unë nuk e dua Shqipërinë o vëlla”, komentatori i njohur në Kosovë: Të marrim Oto John në Kombëtare

Andin Lokaj do të bënte më shumë bujë sesa me komentin e tij të ngjirur te golat e Xhakës dhe Shaqirit kundër Serbisë, teksa fliste për Shqipërinë dhe duke krijuar jo pak përçarje. “Unë nuk e dua Shqipërinë o vëlla. Ne jemi shtet vetë tani, kemi Kombëtaren dhe flamurin tonë”, do të shprehej Lokaj dhe më e keqja ishte se këto fjalë vinin në televizionin shtetëror të Kosovë.

Pra edukimi për frymën e bashkimit kombëtar pësonte një lëkundje të djeshme. Gjithsesi, Andin Lokaj mendon se Kosova duhet t’i hedh sytë edhe nga sulmuesi nigerian, Oto John. Në intervistën e dhënë për “Periskopi”, komentatori shprehet se Shaland duhet ta shohë futbollistin që më parë ka luajtur edhe me Skënderbeun, ndërsa në Kosovë luajnë prej vitesh edhe shumë lojtarë kualitativ nga Shqipëria, por pa mundur të kalojnë te përfaqësuesja.

“Otto John është golshënuesi i huaj më i mirë prej se u themelua Superliga jonë. Vetëm shikoni statistikat e golave me Trepçën 89 kur u shpall kampione në edicionin 2016-17. Atëherë ishte vetëm 19 vjeçar. Tani duket edhe më serioz si lojtar me 22 vjet.

Prishtina është favoriti kryesor për titull me John në formacion, është i ri, i fuqishëm, sulmues agresiv, i shpejtë dhe efektiv” Dhe pse jo? Challande do të duhej ta konsideronte ftesën për të në Kombëtare.

Nga Superliga jonë dolën Muriqi, Rashica e Rrahmani. Prandaj pse të mos konsiderohet edhe ftesa për të?”,  tha Lokaj. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online