“Unë iki vetë, nuk pres të më largojë presidenti”! Trajneri i Bylisit çudit: Më të lehtë e kam të mund Vllazninë se Kastriotin

Kukësi ka marrë një tjetër fitore të madhe, këtë herë ndaj Tiranës. Verilindorët fituan në shifrat 2-0 ndaj bardhebluve në një ndeshje që pati shumë mundësi nga të dy ekipet. Goli i parë u shënua nga Johnson Oëuso, teksa Bekaj nuk arriti ta ndalte topin pa kaluar vijën e portës. Më pas duhej sërish një goditje standarte që Bytyqi të vuloste fatin e takimit.

Kështu ekipi i Hallacit merr fitoren jetike dhe i gëzon të gjithë në Superiore pasi kampionati mbetet ende i hapur sa i përket garës për titull. Nga krahu tjetër Shensoji vazhdon të grumbullojë pikë me Bylisin. Një tjetër fitore ka mbërritur kundër Kastriotit me shifrat 1-0. Goli i vetëm u shënua nga Doi në minutën e 78, sulmuesi japonez që u zyrtarizua vetëm tre dit më parë te ballshiotët. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për Oversport:

Shehi: “Kemi humbur një ndeshje me vetëm dy korne. Në futboll nuk fiton gjithmonë më i miri. Më vjen keq që me dy goditje standarte humbasim ndeshjen, kur gjatë gjithë kohës ne dominojmë kundërshtarin. Kur luan me 9 lojtarë aty në mbrojtje pastaj, është shumë e vështirë. Na mungoi vetëm përqendrimi te goditja standarte. Të vjen keq që me gjithë këtë volum loje, ne dalim pa pikë nga Kukësi”.

Shensoji: “Më shumë e prisja që të fitonim me Vllazninë se me Kastriotin. Për mua është shumë më lehtë ndaj një ekipi si Vllaznia. Kjo ishte një ndeshje e vështirë pasi Kastriotin e kemi rival direkt. Nuk prisja ndonjë lojë të mirë sot, thjesht të kishim dyluftime dhe të shënonim kur të vinte rasti. Doi erdhi dje dhe e futa vetëm se nuk kisha sulmues të tjerë. Kam superlativa për trajnerin Bellai, e kishte përgatitur shumë mirë ekipin. Në karrierën time nuk prisja kurrë të më shkarkonte presidenti, largohesha vetë se nuk më përgjigjeshin lojtarët, nuk funksionon më filozofia jote.

Mema: “Sot jemi munduar, futbolli ka edhe episode. Ne i kishim dhe nuk shënuam. Një gjë të bie në sy në kampionatin shqiptar, të gjitha ekipet janë të forta. Nuk duhet ta falësh kundërshtarin në asnjë moment. Problemi kryesor i yni është pësimi i golit. I pësojmë golat shumë lehtë. Loja jonë është me hope, herë mirë dhe herë keq”.

Kapllanaj: “Rezultati të kënaq, tre pikët janë me vlerë dhe ndikojnë në renditje. Bylisi ka merituar pikë më tepër, por ndonjëherë edhe fati nuk të do. Ne nuk kemi vjedhur asgjë, kemi marrë dy fitore rresht, dy fitore të merituara. Vëllai është kthyer nga mjekimi që ka pasur dhe është shumë mirë nga ana shëndetësore. Ne do të luajmë futboll të bukur dhe fair play. Nuk do të krijojmë asnjë problem. Ne duam mbijetesën fillimisht, por duke parë pikët dhe diferencën e vogël me ekipet e tjera, pse jo edhe në Europë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online