“Unë e njoh shumë mirë, ka ambicie”! Trajneri i Sasuolos i tërheq vëmendjen nga ndeshja me Juventusin: Nedim Bajrami mund të bëjë më shumë

Nedim Bajrami luajti nga minuta e parë në ndeshjen kundër Juventusit. Mesfushori shqiptar u vlerësua pozitivisht, megjithëse nuk arriti të bënte diferencë të dukshme në fushën e blertë. Ndërkohë trajneri i Sasuolos, Dionisi, pret më shumë nga ky lojtar.

“Nuk është roli më i mirë ku mund të shprehë cilësitë e tij, unë jam personi që e njoh më së miri pasi e stërvis. Është i ri, ka ambicie, po jep kontributin e tij si të tjerët. Sigurisht që është në një zonë ku në presim që ai të zëvendësojë Berardin. Me Juventusin Bajrami bëri mirë, por mund të bënte më mirë”, tha Dionisi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online