Nedim Bajrami luajti nga minuta e parë në ndeshjen kundër Juventusit. Mesfushori shqiptar u vlerësua pozitivisht, megjithëse nuk arriti të bënte diferencë të dukshme në fushën e blertë. Ndërkohë trajneri i Sasuolos, Dionisi, pret më shumë nga ky lojtar.
“Nuk është roli më i mirë ku mund të shprehë cilësitë e tij, unë jam personi që e njoh më së miri pasi e stërvis. Është i ri, ka ambicie, po jep kontributin e tij si të tjerët. Sigurisht që është në një zonë ku në presim që ai të zëvendësojë Berardin. Me Juventusin Bajrami bëri mirë, por mund të bënte më mirë”, tha Dionisi. /Sport Ekspres/