Regi Lushkja nuk ka pasur fatin që trajneri i Sherif Tiraspoli ta shoh nga afër në debutimin e tij në Moldavi. Arsyeja është fakti se Youri Vernydub ka shkuar për të l.uftuar në Ukrainë, atje ku është bashkuar me Forcën Ushtarake të Ukrainës kundër Rusisë.
Në një deklaratë të fundit për mediat, Vernydub ka dalë hapur duke “fikur mendjen” për të llogaritur edhe ndërrimin e jetës në këtë l.uftë. “Unë jam 56-vjeç, nga kush duhet të kemi frikë tani, më thoni? Përkundrazi, e kam përjetuar dhe mbyllur jetën time.
Kam frikë vetëm për fëmijët, nipërit, gruan dhe të afërmit e mi. Putin është penduar shumë tani, po i shihni sesi po lufto.jnë ukrainasit që janë më të bashkuar se kurrë”, ka thënë Vernydub. /Sport Ekspres/