Unai Emery jep aprovimin për transferimin e lojtarit të Shqipërisë, Aston Villa bën gati ofertën

Ernest Muçi mund të transferohet në fundin e këtij sezoni në Premier League. Aston Villa e ka kërkuar prej kohësh futbollistin shqiptar, megjithatë ishte Beshiktash që siguroi shërbimet e tij nga Legia Varshavë.

Ndërkohë media turke Sporx ka dhënë një lajm të fundit sa i përket largimit të mundshëm të shqiptar, vetëm pas një gjysmë sezoni te Beshiktashi. Thuhet se Unai Emery ka dhënë aprovimin dhe Aston Villa do të bëjë një ofertë zyrtare në merkaton e verës për të afruar Mucin në organikë. /Sport Ekspres/