Umtiti rinovon, Barcelona i vendos çmim sikur të ishte Mesi

Samuel Umtiti ka rinovuar ditën e djeshme me Barcelonën, duke hedhur firmën në kontratën e re 5-vjeçare, që u jep fund gjithë spekulimeve për një largim të mundshëm.

Mbrojtësi francez kishte një klauzolë mjaft të ulët, vetëm 60 milionë euro, për prishjen e kontratën, shifër që në kohërat që po jetojmë duken si kacidhe për disa klube, ndaj Barcelona ka qenë e detyruar të firmoste rinovimin dhe të ndryshonte klauzolën, pasi e pësoi një herë me Nejmarin.

Umtiti, i blerë para dy vitesh për 25 milionë euro nga Lioni, tashmë do të largohet nga Barcelona vetëm nëse e shet klubi, sepse në të kundërt klubet që e duan duhet të paguajnë 600 milionë euro!

Natyrisht, është një klauzolë qesharake, që as për Mesin nuk është reale, por presidenti i Barcelonës Bartomeu shpjegon se klauzola e tillë praktikisht vendoset për të thënë që lojtari nuk preket: “Mendojmë se me këtë klauzolë asnjë klub nuk do t’i afrohet mbrojtësit tonë”.

Vetë Umtiti lëshoi deklaratën më fantastike në botë: “Po qëndroj te Barcelona sepse kjo është skuadra më e mirë në botë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *