Ngjarje e rëndë në Itali. Pas sulmit të tifozëve të Legia Varshavës ndaj lojtarëve, pas humbjes mnë kampionat, te Modena ka ndodhur e njëjta gjë, por sepse klubi është në krizë totale financiare dhe madje ka humbur edhe ndeshje në tavolinë sepse nuk ka ku luan brenda fushës. Presidenti i skuadrës, Kaliendo, ka rrezikuar edhe vdekjen, teksa 50 ultras me sende të forta në duar dhe me fytyra të mbuluar, kanë tentuar të futen në selinë e klubit, por ai ka vendosur dollapin te dera dhe ka arritur të shpëtojë… Modena luan në Serie C (kategoria e tretë italiane)