Kosova mbërrin në Shkodër, Shevçenko ende e ka frikë…

Skuadra e Bunjakut ka zhvilluar stërvitjen e mëngjesit të djeshëm në “Adem Jashari”, mas pas u nis drejt veriut të Shqipërisë. Rashica, Vojvoda dhe Kryeziu besojnë te fitorja e parë

Përfaqësuasja e Kosovës dje është vendosur në Shkodër para ndeshjes së të premtes ndaj Ukrainës. Dje është mbajtur një seancë stërvitore në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë ndërsa më pas skuadra ka udhëtuar për në Shkodër. Sipas njoftimit të FFK-së, trajneri Albert Bunjakut ka punuar më shumë në repartin difensiv. Kanë folur, sakaq, për “Kosovapress.com”, disa futbollistë, mes tyre Hekuran Kryeziu, Mërgim Vojvoda dhe Milot Rashica. Sakaq, në intervistën e dhënë për “Gazzetta dello Sport”, Andrij Shevçenko, i pyetur për ecurinë e Ukrainës së tij dhe sfidën ndaj Kroacisë së Modricit & Co, tha se “në fillim kemi Kosovën dhe nëse nuk fitohet me rezultat dhe lojë, atëherë nuk ka një të nesërme, por dua që Ukraina ime dhe Italia të shkojnë në Rusi”.

Ndërkohë, kanë folur edhe disa futbollistë të Kosovës, mes tyre Kryeziu, Vojvoda dhe Rashica.

Kryeziu – “Ne besojmë, jemi optimistë, si grup dhe me lojën si kundër Kroacisë, besoj se mund të arrimë fitoren e parë”.

Vojvoda – “Atmosfera në klub është shumë e mirë. Tani na janë bashkuar të gjithë lojtarët, edhe ata të cilët kanë pasur lojë para dy ditësh. Jemi duke përgatitur lojën sa më mirë dhe të arrijmë me i marr tre pikë për herë të parë”.

Rashica – “Për momentin atmosfera është shumë e mirë. Sot jemi bërë bashkë krejt ekipi, pasi që dje ka pasur disa mungesa dhe e dimë se pikët janë shumë të rëndësishme si për Ukrainën ashtu edhe për ne. Normal, shpresoj të arrimë fitoren e parë, pse jo”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online