Ultimatumi, 230 mijë euro për Plakun    

Sebino Plaku e ka fituar çështjen ndaj Slask Vroklav, që duhet të paguajë jo pak por rreth 230 mijë euro. Sulmuesi 33-vjeçar u transferua në vitin 2013 në Poloni dhe aty hasi në probleme, çka bëri që palët të shkonin deri në CAS.

Kishte mbetur vetëm përllogaritja e shumës që klubi polak duhet t’i jepte sulmuesit. Pasi është përcaktuar Gjykata ka vendosur që brenda 30 ditëve Plaku të shlyhet. Momentalisht sulmuesi është pjesë e Kamzës, ku mban edhe shiritin e kapitenit.

Trajtimi që Slask i bëri sulmuesit bëri jehonë në mediat polake dhe tashmë është vendosur edhe drejtësia. Plaku luajti me klubin polak 29 ndeshje dhe shënoi një gol.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *