Grupi B1 ka mbetur i hapur edhe pas 4 ndeshjeve të para të zhvilluara. Shqipërisë i ka buzëqeshur fati mbrëmjen e sotme. Pas fitores 0-1 kundër Gjeorgjisë, një lajm pozitiv ka ardhur nga Vroklava, atje ku Ukraina është përballur me Republikën Çeke. Vedheblutë kanë ndalur në një barazim 1-1 çekët, duke mbajtur ende në lojë kuqezinjtë.
Çervi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 18, por në të 52-tën Dovbiku vulosi shifrat në 1-1 nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë rezultat të gjitha Kombëtaret janë në garë për vendin e parë. Çekia kryeson grupin me 7 pikë, teksa ndiqet nga Shqipëria dhe Gjeorgjia me nga një pikë më pak. Ndërkohë Ukraina renditet e fundit në grup me 4 pikë të grumbulluara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/