Samir Ujkani u largua nga Italia pas 11 vitesh radhazi në Serie A dhe Serie B. Portieri i përfaqësueses kosovare, tashmë aktivizohet te Rizespor, ekip në të cilin luan edhe sulmuesi Vedat Muriqi. Në një intervistë “tuttomercatoëeb.com”, Ujkani ka folur mbi rriten e përfaqësueses së Kosovës dhe të ardhmen e karrierës së tij.
KOSOVA – “Skuadra jonë është rritur shumë gjatë viteve të fundit, ndërsa edhe lojtarët si individë janë përmirësuar ndjeshëm. Vitin e kaluar luajtëm në Shkodër, ndërsa tani u rikthyem në Kosovë. Interesi për dy ndeshjet tona të para atje ishte i çmendur. 13 mijë bileta u mbaruan në një orë e gjysmë. Ne futbollistët nuk mundëm të merrnim bileta as për familjarët tanë. Kemi shumë lojtarë të rinj në ekip, 19-vjeçarë, 20-vjeçarë 21-vjeçarë. Atyre u duhet ende kohë, pasi të veshësh fanellën e kombëtares kërkon shumë përgjegjësi dhe eksperiencë. Në 2020-ën fillojnë kualifikueset e Botërorit dhe objektivi jonë do të jetë pjesëmarrja për herë të parë në këtë kompeticion”.
ITALIA – “Kam luajtur për 11 vite në Itali. Jam formuar në Belgjikë te Anderlehti, por me Italinë kam krijuar një lidhje të veçantë. Jam i sigurt se karrierën do ta mbyll atë”.
VALON BERISHA – “Lacio ka bërë një blerje të shkëlqyer. Valoni e ka treguar në Europa League se është një lojtar shumë i mirë. Gjashtë muajt e parë janë gjithmonë shumë të vështirë për lojtarë e huaj, pasi duhet të ambientohen me skuadrën dhe idetë e trajnerit. Tifozët duhet të tregohen të durueshëm me të”, përfundoi Ujkani