Do të luhet sot, ora 14:00, finalja e madhe e femrave në Uimbëlldon. Përballë, Venus Uilliams e Garbine Mugurusa. Amerikania me ngjyrë ka mundur dy ditë më parë Johana Kontën në dy sete 6-4, 6-2.
Jo vetëm kaq! Venus ka hyrë në histori, sepse është finalistja më e vjetër e gjithë Uimbëlldonit dhe mund të jetë fituesja më e vjetër e turneut, nëse triumfon në ndeshjen e fundit “Grand Slam”-it ishullor. Përballë sot në ora 14:00 ajo do të ketë Mugurucan, që mundi në gjysmëfinalen tjetër, Rubarikovën, zbulimin e turneut.
Ndeshja u mbyll brenda një ore e pesë minutave në dy sete 6-1 6-1. Spanjollja e lindur në Venezuelë do të luajë për herë të dytë kundër një Uilliamsi, por dy vite më parë u dorëzua para Serenës, motrës së Venusit. Për t’u shënuar pak orë para finales, amerikania Uilliams është gjobitur, sepse nuk është paraqitur në një intervistë televizive.