Uilliam mungon në stërvitje, Reali “fut hundët” për brazilianin

Uilliam nuk ka qenë në seancën e sotme stërvitore siç raporton “The Times” dhe tani gjithnjë e më shumë shtohen zërat se braziliani do të largohet nga Blutë e Londrës. Shpjegimi i kësaj mungese nga ana e gazetës britanike është për shkak të disa mangësive në dokumentet e lojtarit në fjalë, megjithatë kjo nuk i zbeh aludimet se 29-vjeçari mund të jetë i larguar nga Çelsi.

Ç’është e vërteta Barcelona prej kohësh kërkon me ngulm shërbimet e brazilianit, i cili u aktivizua në 5 ndeshje në Rusi me përfaqësuesen e tij. Gjithsesi Barça mund të hasë konkurrencën e rivalëve të përjetshëm, pasi mësohet se Real Madrid ka nisur negociatat për të bindur 29-vjeçarin për të zbarkuar në Madrid.

Duket një histori e ngjashme me atë çka Katalansit i bënë Romës me Malkom. “Galaktikët” janë gati që të depozitojnë një shifër prej 73 milion eurosh për Uilliam dhe kjo do të ishte nj goditje për Barcelonën që vështirë se do ishte gati në këtë moment të ofronte një shifër të tillë. Real Madrid duket se e ka kthyer në “supermaket” Çelsin, pasi më herët ka kërkuar dhe Hazard dhe Kurtua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *