Kampioni i botës në peshat e rënda në UFC, Jon Jones, ka vuajtur tmerrësisht ndaj Thiago Santos, por ia ka dalë mbanë të mbrojë titullin, duke fituar një duel mjaft të ekuilibruar.
Një fitore në fije të perit, sepse Jones nuk tentoi asnjëherë ta rrëzonte kundërshtarin dhe të tentonte mbylljen para kohe të sfidës, edhe pse Santos pësoi një dëmtim në gju dhe për disa raunde vijoi i dëmtuar.
Në fund vendimi i gjyqtarëve ishte 2-1 në favor të Jones, me 2 gjyqtarë që dhanë rezultatin 48-47 për të dhe të tretin që dha të njëjtin rezultat për Santos.
Jones u tregua perfekt si zakonisht, duke treguar gjithë cilësitë e tij teknike dhe duke përballuar shumë mirë goditjet e marra nga kundërshtari, edhe pse rrezikoi shumë, duke luajtur një ndeshje shahu dhe duke i dhënë shans rivalit që të shpresonte deri në fund.
“Santos është kafshë. Më vjen keq, e di që shumë prej jush jeni të zhgënjyer nga unë, por e vetmja mënyrë e tij që të fitonte ishte të më hidhte KO dhe nuk e lejova ta bënte. Santos është shumë më i zoti teknikisht sesa e mendoja. Jam krenar, sepse munda një rival që është rrip i zi në muay Thai”, tha Jones pas duelit.
Pas sfidës Santos konfirmoi se pësoi një dëmtim në gju në raundin e parë, por pas duelit të dy luftëtarët u larguan duke çaluar dhe u desh ndihma e karrocave për t’i nxjerrë jashtë arenës.
After a five round battle at #UFC239, both @JonnyBones and @TMarretaMMA leave in wheelchairs ?? pic.twitter.com/iydTVOFsUn
— ESPN MMA (@espnmma) July 7, 2019