Ues Hem po bën gjëra të mira në këtë merkato, pasi ka afruar emra si portieri Lukash Fabianski, mesfushori Xhek Uilsher dhe mbrojtëso Rajan Frederiks. Sot ka ardhur dhe zyrtarizimi i radhës. Bëhet fjalë për sulmuesin e Dortmundit, Andrej Jarmolenko, i cili është transferuar në Angli.
Bëhet fjalë për një lëvizje të bujshme dhe disi të papritur, sepse ukrainasi vetëm një cit më parë la Dinamon e Kievin për Dortmundin, që pagoi 25 milionë euro. Tani Jarmolenko ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me skuadrën e Uest Hemit, që do të derdhë në arkën e Dortmundit thuajse 20 milionë euro.
Sulmuesi 28-vjeçar u aktivizua në 18 ndeshje kampionati edicionin e fundit në Dortmund, duke shënuar dhe 3 gola, rendiment jo në lartësinë e pritshmërive. Vetëm pak kohë në Gjermani për ukrainasin, që tani ka një sfidë tjetër në Angli, ku ka mundësinë për të shprehur potencialin e tij.
Ndërkaq, Uest Hemi po përgatit edhe një goditje të rëndësishme, sepse për 40 milionë euro pritet të blejë Felipe Anderson nga Lacio.
Announcing Yarmolenko… #WelcomeAndriy pic.twitter.com/ZEnkm955sY
— West Ham United (@WestHamUtd) July 11, 2018