UEFA vlerëson ndeshjen Shqipëri-Kazakistan, vjen një arbitër nga La Liga për të ndarë drejtësi

UEFA e ka vlerësuar ndeshjen mes Shqipërisë dhe Kazakistanit, në një grup që është bërë më i paparashikueshmi nga të tjerët pasi të gjitha Kombëtaret pretendojnë vendin e parë. Kuqezinjtë shiheshin si favoritët kryesorë, por tanimë janë të detyruar për të marrë dy fitore radhazi.

Sa i përket arbitrit që do të ndajë drejtësinë në këtë ndeshje bëhet fjalë për një emër të njohur dhe që ka eksperiencë të madhe, Javier Estrada Fernandez. Në ndeshjen e fundit të “La Liga” ka qenë kryesori i takimit Osasuna-Atletico Madrid, por gjithashtu ka ndarë drejtësinë në shumë përballje të tjera të elitës spanjolle.

Bëhet fjalë për një gjyqtar që e ka disi të lehtë që të jap kartonin dhe nuk e lejon ndeshjen e ashpër. Më herët ka drejtuar në arenën e “Champions League” dhe “Europa League”, ndërsa në këtë rast do të zbresi në Shqipëri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *