E zbulon trajneri i Menemenspor: Fenerbaçe bëri ofertë zyrtare për Selmanin, e bllokoi Erol Bulut

Gentian Selmani është përfolur prej kohësh për të bërë një kalim të madh në Turqi, për të përfaqësuar një skuadër me peshë në kampionat. Por të gjithë mundësitë janë bllokuar dhe aktualisht gardiani 22-vjeçar është ende pjesë e Menemesporit.

Atje ka treguar vlerat e tij duke tërhequr vëmendjen e skautëve të shumtë. Ndërkohë vetë trajneri i Menemespor, Cenk Laleci, ka zbuluar së fundmi se Fenerbaçe ka bërë një ofertë zyrtare për Selmanin gjatë merkatos së verës. Por ky transferim do të shuhej pasi në krahun e skuadrës së njohur turke pati ndryshime në pankinë atje ku erdhi si trajner Erol Bulut.

“Për transferimin e Gentian Selmanit është folur shumë, por nuk ka ndodhur. Megjithatë është vetëm 22-vjeç dhe po vazhdon që të rritet. Ka luajtur në perfeksion gjatë këtij sezoni. Oferta mbërriti nga Fenerbaçe për të, por me ardhjen e Erol Bulut ka ndryshuar situata. Trajneri i portierëve që solli në skuadrës kishte një mendim ndryshe”, tha Laleci. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online