UEFA shpall lojtarin më të mirë të ndeshjes, gjesti i bukur duke ia dhënë mesfushorit Eriksen

Minuta e 43-të do të ishte një skenë horrori në ndeshjen Danimarkë-Finlandë. Lojtari i Interit, Christian Eriksen pësoi një arrest kardiak dhe ngeli pa ndjenja, teksa detyroi stafin mjekësor ta transferojnë me ambulancë. Fatmirësisht Eriksen tashmë është jashtë rrezikut për jetën dhe në një gjendje të stabilizuar.

Uefa ka bërë një gjest mjaft të bukur, duke shpallur Eriksen lojtarin e ndeshjes, për shkak të luftës që bëri me jetën. “Futbolli është një lojë e bukur dhe Eriksen e luan bukur atë. Ylli i ndeshjes së sotme është Christian Eriksen. Të urojmë një shërim sa më të shpejtë”- shkruhet në Tëitter nga Uefa Euro 2020. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *