UEFA po i dyshon për ndeshje të trukura! Skandali që trondit Ballkanin, pjesëtari i Federatës futet vetë në dhomën e VAR në mes të ndeshjes

Një skandal i madh vjen nga Serbia dhe ka tronditur gjithë Ballkanin. UEFA ka dërguar dosje të shumta në këto vitet e fundit karshi këtij shteti, atje ku dyshohen shumë ndeshje të fiksuara. Për ta bërë edhe më dyshuese futbollin e luajtur në këtë vend, vjen si shembull episodi i fundit. Crevena Zvezda fitoi me shifrat 2-3 në transfertë ndaj Backa Topola në ditën e djeshme, me ndeshjen e vlefshme për “Superliga” në Serbi.

Një nga përfaqësuesit e Federatës Serbe të Futbollit i është bashkuar gjyqtarëve të dhomës së VAR-it gjatë ndeshjes. Sipas rregullores është e qartë se zyrtarëve u ndalohet hyrja në hapësirën teknike të dhomës së VAR, duke ngritur kështu dyshime të mëdha. Përse dhoma e VAR qëndronte e hapur?

Nga ana tjetër, arbitrat Aleksandar Zhivkoviq dhe Milovan Ristiq që ishin në kryesim të punës te VAR, nuk kishin mundësi për të reaguar ndaj pjesëtarit të Federatës pasi ishin duke punuar mbi ndeshjen Topola-Zvezda. Sipas rregullave, dhoma e VAR duhet të jetë e kyçur gjatë ndeshjes dhe vetëm gjyqtarët dhe arbitrat e emëruar më parë mund të futen në këtë hapësirë. Në fund Zvezda do të fitonte me përmbysje në shifrat 2-3. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *