“Shqipëria është më e forta, kujtoni çfarë ndodhi në Shkodër”! Një media ruse e sheh ndryshe, por njeh Bekim Balajn dhe nuk dinë asgjë për Armando Brojën

Në Rusi kanë festuar pas hedhjes së shortit për Ligën e Kombeve duke e quajtur fat të madh. Gjithashtu edhe Shqipëria në veçanti është nënvlerësuar jo pak nga ambienti sportiv në Rusi, duke u konsideruar si rival i niveleve më të dobëta. Por një media në Rusi, “Matchtv.ru”, ka bërë një analizë bazuar në vlerën që u kushtojnë lojtarët Kombëtareve.

Atje rezulton se pas Rusisë, Shqipëria është Kombëtarja e dytë me më shumë vlerë, pavarësisht se gjendeshim e fundit në vazo pasi vinim nga Liga C. Ndërkohë vërtet interesante është se në të gjitha analizat e bëra nga mediat ruse, askush nuk përmend Armando Brojën, lojtarin e momentit, por të gjithë njohin Bekim Balajn që luan në Rusi.

“Shqiptarët duhet të konsiderohen si kundërshtari më i vështirë në grupin tonë. Një skuadër shumë e fortë dhe e pakëndshme, e cila vitet e fundit na ka detyruar ta llogarisim me veten. Përparimi ndodhi pesë vjet më parë, kur Shqipëria kaloi në finalen e Euros për herë të parë në historinë e saj. Më pas kombëtarja ballkanike la pas Danimarkën. Nuk arriti të kualifikohej në 1/8 e finales së Kampionatit Europian vetëm për shkak të gol diferencës më të keqe në fazën e grupeve.

Në përzgjedhjen për Botërorin 2018, Shqipëria ishte sinqerisht e pafat me shortin. Rivalët ishin Spanja dhe Italia, rasti më i rrallë për kualifikim. Në përzgjedhjen për Euro 2020, shqiptarët ishin të katërt pas Francës, Turqisë dhe Islandës. Këtë vit, në kualifikimet për Botërorin 2022, Shqipëria humbi në shtëpi dhe jashtë ndaj Anglisë dhe Polonisë, por dy herë mposhti kombëtaren hungareze shumë më të dobët.

Shumica e lojtarëve të kësaj skuadre luajnë në kampionatet evropiane. Portieri Strakosha dhe mbrojtësi Hysaj përfaqësojnë Lazio-n, mbrojtësi i talentuar Kumbulla luan për Romën, mesfushori sulmues Bajrami duket shumë i mirë te Empoli. Është edhe një përfaqësues i RPL – sulmuesi 30-vjeçar i Nizhny Novgorod, Bekim Balai.

Sa të rrezikshëm mund të jenë shqiptarët, tifozët me përvojë nuk kanë nevojë të kujtohen. Dikur humbja nga kjo skuadër i kushtoi shtrenjtë Valery Gazzaevit, kryesisht për shkak të kësaj, ai u largua nga kombëtarja në vitin 2003. Nëse në shtëpi në Volgograd rusët fituan lehtësisht 4:1, atëherë në Shkodër ata u pritën “ngrohtë” me një humbje 3-1. Që atëherë, në skenën evropiane, kombëtarja shqiptare është bërë një forcë serioze për t’u llogaritur”, shkruhet nga media ruse. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online