UEFA përjashton ekipin e La Liga nga Europa, kishte marrë pjesë në trukimet e ndeshjeve në sezonin 2013-2014

Osasuna nuk do të luajë në Evropë sezonin e ardhshëm. Pavarësisht se përfunduan në vendin e shtatë në La Liga, me një vend që u jepte të drejtën për të luajtur në Conference League, UEFA hodhi poshtë apelimin e klubit që kërkonte pafajësinë.

UEFA tregon se Osasuna ka marrë pjesë në aferën e trukimeve të ndeshjeve në sezonin 2013-2014. Pavarësisht se kanë kaluar shumë kohë nga atëherë, kjo nuk e ndalon organizmin më të lartë të futbollit në Europë që të ketë dorë të hekurt. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *