UEFA përcakton oraret e Ligës së Kombeve, ja kur do të zbresin në fushë kuqezinjtë

Liga e Kombeve do të rikthehet sërish në muajin shtator, për të vijuar sezonin 2020/2021 të saj. Shqipëria e Edi Rejës së bashku me Kosovën ndodhen në Ligën C të këtij kompeticioni, megjithëse në grupe të ndryshme. Shanset që kuqezinjtë të përfundojnë të parët në grup janë të mëdha, teksa kundërshtarët nuk janë të një niveli më të lartë se ne.

Pas përcaktimit të dative, UEFA ka zbuluar tashmë edhe oraret se kur do të luhen të gjitha takimet e Ligës së Kombeve përgjatë muajve të vjeshtës. Shqipëria e nis rrugëtimin në mbrëmjen e 4 shtatorit, ku në orën 20:45 do të zbresë në fushën e Bjellorusisë për të luajtur takimin e parë. Edhe dy prej përballjeve të tjera janë rezervuar në mbrëmje, ndërsa pjesën tejtër kuqezinjtë do të ndeshjen në oraret e pasdites./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Bjellorusi – Shqipëri 20:45 (4 shtator)

Shqipëri – Lituani 20:45 (7 shtator)

Kazakistan – Shqipëri 15:00 (11 tetor)

Lituani – Shqipëri 20:45 (14 tetor)

Shqipëri – Kazakistan 18:00 (15 nëntor)

Shqipëri – Bjellorusi 16:00 (18 nëntor)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *