VIDEO/ Futbollisti shqiptar protagonist në Rusi, asist për golin që i dhuron pikën në luftën për mbijetesë

Bernard Berisha ka qenë sërish protagonist në kampionatin rus. Ndeshjen e shkuar futbollisti shqiptar arriti të shënonte gol, ndërsa sot ka dhënë kontributin e tij me një asist. Takimi mes Akhmat Grozny-t dhe Sochi-t ka përfunduar në barazim, ku të dyja skuadrat kanë shënuar nga një gol. Ishin pikërisht vendasit ata që kaluan të parët në avantazh, kur në minutën e 33-të, Berisha dhuron një pasim në qendër të zonës, nga ku Glushakov tund rrjetën.

Megjithatë baraspesha do të vendosej sërish në pjesën e parë, kur në minutën e parë të shtesës Burmistrov fikson shifrat në 1-1. Kështu ekipet ndajnë nga një pikë nga kjo ndeshje, e vlefshme për Akhmat Grozny-n, që e gjen veten me një këmbë në zonën e ftohtë dhe rrezikon rënien nga kategoria./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online