“Nuk duhet ta braktiste ekipin“, ish-lojtari i shkodranëve ia faturon fajin Jonuzit: E la në baltë Vllazninë

Vllaznia vijon të mbetet në ujëra të trazuar këtë sezon, ku gjendet pranë rënies nga kategoria. Një sezon për t’u harruar ky për shkodranët, që sipas ish-futbollistit të njohur të kuqebluve, Ferit Borshi, duhet t’i faturohet Mirsad Jonuzit. Në një prononcim për “RTSH Sport“, Bosrshi thekson se Jonuz e ka lënë në baltë skuadrën dhe se nuk duhej të braktiste ekipin.

“Është një situatë e vështirë që po kalon ekipi dhe kjo vjen edhe për shkak të pandemisë. Të them të drejtën lojtarët e Vllaznisë me sa duket ishin komplet të pastërvitur. Në asnjë mënyrë trajneri nuk duhet ta braktiste ekipin, sepse ai vërtetë e la në mëshirën e fatit. Sot në futboll me sa kam parë unë nuk luajnë më lojtarët, por presidentët bashkë me arbitrat.

Ma merr mendja se trajneri Dedja do të gjejë gjuhën e përbashkët me lojtarët. T’i motivojë që të japin maksimumin, sepse është një ndeshje shumë e vështrë. Janë pikë që na duhen, të cilat po nuk i morën do ta rrezikojnë shumë “play out”-in. Dedja është një njeri mjaft punëtor dhe kërkues.

Më vjen keq që ka ardhur në një periudhë kaq të keqe të Vllaznisë, pasi kjo nuk është puna e tij po e trajnerit paraardhës, që e theksoj edhe njëherë e la në baltë Vllazninë. I uroj fitoren trajnerit dhe lojtarëve në mënyrë që ta nxjerrin ekipin nga ky batak ku ka rënë“, është shprehur Borshi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online