UEFA nuk fal, Bufon do dënohet

Xhanluixhi Bufon nuk do t’ia hedhë me një pezullim të thjeshtë pas kartonit të kuq në Champions League, në sfidën mes Juventusit e Real Madridit.

Kapiteni bardhezi protestoi ashpër ndaj arbitrit anglez Majkëll Oliver, pas penalltisë akorduar në shtesë në favor të Realit, ndaj u përjashtua, për ofendime dhe prekje të arbitrit.

Tani UEFA ka hapur procedim disiplinor ndaj portierit të famshëm, i cili akuzohet për “shkelje të principeve të sjelljes” dhe pritet të pezullohet për disa ndeshje, edhe pse nuk dihet a do luajë futboll edhe sezonin e ardhshëm.

UEFA ka dënuar ashpër edhe mesazhet ofenduese e kërcënuese drejtuar pas ndeshjes ndaj arbitrit dhe bashkëshortes së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *