UEFA ka dhënë verdiktin përfundimtar për Federatën Angleze të Futbollit. Tifozët anglezë dhanë një imazh negative në fund të Euro 2020, ku ushtruan dh.unë ndaj mbështetësve të Italisë. Skenat e huliganizmit janë dënuar nga qeveria europiane e futbollit, e cila ka gjobitur Federatën me 100 mijë euro. Gjithashtu “3 luanët” do të duhet të “kyçin” stadiumin e tyre në 2 ndeshje për tifozët.
Megjithatë nga ky lajm nuk përfiton Shqipëria, pasi ndeshja e radhës mes kuqezinjve dhe Anglisë është e vlefshme për kualifikueset e Kupës së botës dhe organizohet nga FIFA. Ndërkohë ekipi kombëtar anglez do të luajë pa tifozë në kompeticionet e organizuara nga UEFA./Halit Delibashi-Sport Ekspres/