Udineze e merr seriozisht transferimin e Brojës por Chelsea nuk heq dorë lehtë, ja detajet që mbajnë pezull akordin

E ardhmja e Armando Brojës gjendet në një udhëkryq. Sulmuesi shqiptar vjen nga një sezon i shkëlqyer i mbylllur me skuadrën e Vitesse-s, që u pasua nga një fazë parapërgatitore më shumë se pozitive me Chelsea-n. Lojtari bindi në fushë duke shënuar në çdo takim të luajtur për blutë e Londrës dhe ka ngritur dilema në kokën e Tuchel sa i përket vendimit që do të merret për të.

Në rast se do të arrihet një marrëveshje me Lukakun, atëherë huazimi do të jetë thuajse i pashmangshëm. Në garë për shërbimet e talentit kuqezi është futur edhe Udineze. Klubi që luan në Serie A e ka marrë seriozisht transferimin e Brojës, por nga ana tjetër Chelsea ka kushtet e saj për ta lënë të lirë.

Sipas mediave italiane është formula e transferimit ajo që mban pezull akordin mes palëve. Bardhezinjtë besojnë shumë në aftësitë e 19-vjeçarit dhe kërkojnë të blejnë përfundimisht kartonin e tij. Por nga ana tjetër kampionët e Europës nuk dëshirojnë të heqin dorë nga Broja, të ciin duket se e kanë në projektin e tyre për të ardhmen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *