Udhëkryqi i Cungut: Kam tre oferta zyrtare, dy në Superiore

Pas bisedës me presidentin Takaj dhe numrin “1” të Trepçes 89’, ish-trajneri i Vllaznisë pranon: Jam mes familjes dhe karrierës. Unë si pasues i Ilir Dajës? Nuk fus miq dhe i uroj çdo trajneri suksese

Anton Cicani
Nga një kafe e konsumuar me presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takaj, në prani edhe të homologut të këtij të fundit, Abedin Zeka, kreu i presidencës së ekipit kosovar Trepça 89’, ka bërë që sigurisht të nisin edhe hamendësimet e para se e ardhmja e trajnerit Armando Cungu të ketë surpriza… Natyrisht, bankina e Skënderbeut është ajo më prestigjiozja, por edhe shembulli Josa dhe Shkëmbi në Kosovë nuk duhen harruar… Megjithatë, “Sport Ekspres” ka arritur të komunikojë me trajnerin shkodran, Cungu, i cili prej thuajse një faze ndodhet i papunë, pas largimit nga Vllaznia. Ai ka rrëfyer për tre oferta, por gjithashtu edhe ka treguar mëdyshjet e tij, duke hequr edhe disa “gura” nga këpuca, kur vjen puna për të nisur punë diku…

Përshëndetje profesor, si jeni?
Shumë mirë. Ndodhem në Mal të Zi…
Sigurisht që kurioziteti i të gjithëve qëndron te ajo fotografi që “Sport Ekspres” ka shkrepur në një nga lokalet në Tiranë, teksa ndodheni me presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takaj, por edhe me atë të Trepçës ’89, kampionia e Kosovës në fuqi… A keni pasur ofertë zyrtare?
Të jem i sinqertë, kam pasur tre oferta deri tani, zyrtare.
Cilat janë?
Nuk mund t’i them…
Por, presidenti i Trepçës ’89 ju ka ofruar pankinën?
Po, e vërtetë.
Dy të tjerat i përkasin Kosovës apo Shqipërisë?
Superligës shqiptare.
Jeni thuajse një fazë pa skuadër, që kur pas ndeshjes Kamza-Vllaznia nuk ishit më trajner i ekipit shkodran… Çfarë keni ndër mend të bëni?
Të jem i sinqertë, jam në një moment udhëkryqi, ku më duhet të vendos nëse do të qëndroj pranë familjes apo karrierës time
Por, cila është më e rëndësishme për ju?
Për mua është familja kryesore dhe këtë gjë e kam bërë deri tani. Më beso, edhe tani që po flasim bashkë ende nuk kam vendosur asgjë
Atëherë, të kthehemi te bankina prestigjioze e Skënderbeut, një mundësi e artë për këdo, sigurisht, pasi po flasim për ekipin elitë të Shqipërisë. A jeni gati ta prisni këtë mundësi të artë, edhe pse, sigurisht, si koleg, nuk do t’i uronit të keqen trajnerit Ilir Daja…
Nuk bëj pjesë në kategorinë e atyre që mendojnë, punojnë dhe veprojnë për t’i bërë keq të tjerëve. Apo, edhe për të futur miq të çdo niveli për t’u bërë trajner i ndonjë ekipi. Kam refuzuar shumë ekipe apo mundësi që çdo trajner do të kishte ëndërruar, pasi siç thashë kam preferuar familjen por edhe për të qëndruar korrekt me ekipet që kam drejtuar.
Si përfundim, profesor…
I uroj çdo të mirë dhe shumë suksese çdo trajneri. Mund t’iu them se askujt nuk i vjen e keqja nga Armando Cungu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online