Fitore dhe gola, Burreli hakmerret ndaj Korabit

Albi  Lala

Skuadra e Burrelit është “hakmarrë” dje në “Liri Ballabani” ndaj Korabit. Në ndeshjen e fazës së parë matjanët humbën në Peshkopi 3-0, ndërsa dje u kanë kthyer fqinjëve kusurin duke i mundur me të njëjtin rezultat. Loja ka nisur dhe përfunduar me reshje te dendura shiu dhe terren të rënduar, ndërkohë në fillim-lojë nuk kanë munguar “fërkimet” mes lojtarëve të të dyja skuadrave. 5’ dëmtimi fizik i një lojtari vendas solli acarim në fushë për pak sekonda, gjë e cila nuk u përsërit gjatë ndeshjes. Matjanët mund ta kishin fituar këtë përballje me rezultat të thellë në se nigeriani Lamptey nuk humbet tre-katër raste të pastra shënimi në 25 minutat e fundit të takimit. Farruku 3’ lëshon një “predhë” në drejtim të portës dibrane duke u kujtuar atyre se vendasit janë të vendosur për ta fituar këtë ndeshje. Loja për disa minuta zotërohet nga Burreli, por në 17’ e 19’ Skuka e Murrja ishin fare pranë golit. Goli i parë për vendasit vjen në 27’ kur sulmuesit matjanë gjuajnë rreptë në portën e Laços. Ai e prêt topin por nuk e zotëron dot. Nigeriani Ofeje që ndiqte mjaft mirë aksionin hyn vrullshëm gjuan dhe e dërgon topin në rrjetë.

Pjesa e dytë – Bëhet më interesante. Kallavarja aktivizon Kitën, Karajn e Harunin në përpjekje për të ndryshuar rrjedhën e lojës. Por 54’ vjen një gol i veçantë në stadiumin e Burrelit. Kapiteni Stana gjuan nga 28 metra dhe topi përfundon në trekëndëshin e djathtë të portës mike. Në shkallët e stadiumit ka gëzim. Tifozët shijojnë fitoren e parë të këtij sezoni falë një loje racionale, të mirë organizuar dhe sulmuese. 62’ Raza gjuan mbi traun e portës së Hilës. 66’, 75’ e 81’ nigeriani Lamptey gabon para portës së Korabit duke ngjallur habit e tifozët. Gafat e tij ndiqnin njëra-tjetrin. Ai humbet gola të sigurt, herë i vetëm përballë portierit të dibranëve dhe herë i vetëm. Goli i tretë për Burrelit është përsëri shumë i bukur. Stana në 83’ zotëron topin nga mesfusha dhe nga afro 20 metra gjuan me sa fuqi kishte. Laço e prek por nuk e ndal dot golin.

Pas ndeshjes…

  1. Maqellara, trajner i Burrelit: “Është një fitore e bukur dhe e merituar. Jam i kënaqur se bëra atë që kishë parashikuar. Ktheva besimin te lojtarët se ndeshja mund të fitohet. Kam punuar gjatë gjithë javës me ekipin në tërësi dhe me lojtarët në veçanti që ato të ishin të bashkuar, të kishin besim se loja do të fitohet. Falënderoj gjithë matjanët për mbështetjen”.
  2. Mziu, administrator i Korabit: “Fitorja e Burrelit ishte e merituar. Ne kishim mungesa në këtë ndeshje. Lojtarët luajtën me frikë dhe nuk bashkëpunuan si duhet mes tyre. Nuk mund të flas gjatë, kemi shumë punë përpara”.

BURRELI – KORABI      3-0

Shënues: Ofoje 27’, Stana 54’, 83’

Burreli: Hila, Xhuveli, Ibrahimllari, Polisi (Mallunxa 85’), Kurbneshi (Lekgega 76’), Stana, Pashaj, Ofeje, Muçaj, Farruku (Lamptey 63’), Ujkaj  (Në dispozicion: Hysa, Kryemadhi, Lika). Trajner: F. Maqellara.

Korabi: Laço, Shehu, Simonov, Hyseni, Skuka, Allmeta, Prendi (Kita 64’), Murrja (Kraja 75’), Peçi (Haruni 58’), Osmani, Raza (Në dispozicion: Preka, Haruni, Kita, Muça, Kraja). Trajner: S. Kallaverja.

Gjytqarë: E. Zhuli, G. Qirici (Tiranë), S. Zeka, A. Pirani (Shkodër)

 

Kartonë të verdhë: Ofeje 6’, Kurbneshi 62’, Polisi 77’ / Raza 14’, Haruni 79’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online