Është epoka e rrjeteve sociale, aty ku mjafton një mesazh i maskuar për të bërë lëmsh mediat dhe për të futur në sherr klube e lojtarë.
Këtë ka bërë edhe Uanda Nara, bashëshortja e Mauro Ikardit, e cili është edhe agjente e tij dhe natyrisht bën gjithçka që “klienti” i saj të sigurojë kontrata sa më të mira.
Pas një sezoni fantastik, që e pati kulmin me kualifikim në Champions League, Ikardi është kthyer në objektivin e disa klubeve të mëdhenj dhe ditët e fundit është folur edhe për një ofertë nga Juventusi: Higuain plus 50 milionë, për të marrë kapitenin e Interit.
Duket se kjo ofertë i pëlqen Uanda Narës, e cila në Tëitter ka postuar një foto të Ikardit dhe Dibalas me fanellën e Argjentinës. I qartë mesazhi, me dy futbollistët që mund të bashkohen te Juventusi, por kaq ka mjaftuar që tifozët e Interit të tërbohen dhe të vërshojnë ofendimet ndaj Ikardit dhe bashkëshortes së tij, që çdo verë rinis avazin, duke kërkuar rritje page dhe duke përmendur ofertat pa fund që ka Ikardi.