U transferua për shifrën rekord, Grealish e di si ti shlyejë paratë e City-t: Kam ardhur për të fituar Champions League

Jack Grealish është transferuar në radhët e Manchester City-t për një shifër rekord prej 100 milionë paundësh. Ish-mesfushori i Aston Villa-s është pritur me bujë të madhe te “qytetarët”, ndërsa shuma e madhe e parave të shpenzuara për të mund ta vendosë nën presion.

Por Grealish e sheh ndryshe situatën. Për të 100 milionët e shpenzuara janë një vlerësim i madh, që zotohet ta shlyejë me fitimin e trofeut të Champions League.

“Mendoj se kur sheh një klub që paguan aq shumë për një lojtar do të thotë që ata të besojnë dhe të vlerësojnë shumë dhe shohin aq shumë potencial atje për të punuar. Unë thjesht e shoh atë si një gjë të mirë. Tani vetëm shpresoj se mund ta paguaj të gjithë këtë klub futbolli duke fituar sa më shumë tituj të jetë e mundur dhe duke fituar atë trofe që ne të gjithë duam.

Klubi ishte shumë afër ta fitonte atë vitin e kaluar, ata ishin një gol larg fitimit të tij. Kjo është pikërisht arsyeja pse kam ardhur këtu, menaxheri më tha kur fola. Unë shikoj përreth dhomës së zhveshjes dhe ka aq shumë talent dhe thellësi dhe besoj plotësisht se mund ta fitojmë këtë vit”, ka thënë Jack Grealish./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *