Nedim Bajrami befasoi jo pak me lëvizjen e tin në merkaton e verës. Mesfushori shqiptar u largua nga Italia drejt Skocisë në ditët e fundit të dritares së transferimit. Lojtari 25-vjeçar ka firmosur me klubin e njohur skocez, Rangers-in.
Pas përfundimit të detyrës me Kombëtaren, Bajrami i është bashkuar skuadrës së re në stërvitje. Vetë klubi skocez ka reklamuar “fantazistin” shqiptar përmes faqes zyrtare në “Facebook”. Rangers-i ka shpërndarë një foto të 25-vjeçarit duke u stërvitur, teksa shkruan: “Seanca e parë stërvitore për Nedim Bajramin”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/