Cesar Azpilicueta është lojtari më i ri i Atletico Madridit. Mëngjesin e sotëm lojtari spanjoll i është nënshtruar një ekzaminimi mjekësor në klinikën Vithas Internacional dhe ka firmosur kontratën. Atletico Madrid e zyrtarizoi ardhjen e tij nga Chelsea dhe spanjolli po vjen pa dëmshpërblim në kryeqytetin e vendit të tij.
Ai nënshkroi kontratë për një sezon, që është praktikë e zakonshme në Atlético për lojtarët mbi 30 vjeç. Dhjetë ditë më parë u njoftua se Azpilicueta kishte rënë dakord për gjithçka me Interin, por padyshim që ai i mashtroi dhe tani do të veshë fanellën e Atléticos. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/