U shty për shkakun e trazirave të tifozëve, merret vendimi për ndeshjen e Premier League

Sfida Manchester United-Liverpool u shty për shkak të trazirave të shkatuara nga tifozët e “djajve të kuq”, në shenjë proteste ndaj drejtuesve të klubit. Mësohet se tashmë kjo ndeshje do te luhet, ku është vendosur dhe data e re. Sfida mes Manchester United dhe Liverpool do të luhet në datën 13 maj në orën 21:15.

Të dyja skuadrat duket se e kanë të vendosur fatin e tyre në kampionat. United e ka humbur totalisht mundësinë për tu shpallur kampion i Anglisë, ndërsa nga ana tjetër Liverpool u rikthye në vitet më të errëta, pas një suksesi madhështor me Klopp. Ole Gun Solskjaer ka bërë një punë mjaft të mirë me Manchester United, duke e dërguar në finale të Europa League. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *