U shpall i padëshiruar nga Britania, Abramovich dorëzon pronësinë e Chelsea-t: Kam marrë vendime me interesin më të mirë të klubit në zemër

Roman Abramovich ka dorëzuar zyrtarisht pronësinë e klubit të Chelsea-t. Manjati rus ishte një nga personat që u shpall i padëshiruar nga Britania e Madhe pas ndërhyrjes ush.tarake që Pu.tini zhvilloi ndaj Ukrainës. Nëpërmjet një komunikate zyrtare në faqen e klubit, Abramovich tregon se e ka lënë Chelsea-n në duart e administratorëve.

“Gjatë pronësisë sime gati 20-vjeçare të Chelsea FC, gjithmonë e kam parë rolin tim si kujdestar i klubit, puna e të cilit është të sigurojë që ne të jemi aq të suksesshëm sa mund të jemi sot, si dhe të ndërtojmë për të ardhmen, ndërsa gjithashtu duke luajtur një rol pozitiv në komunitetet tona.

Gjithmonë kam marrë vendime me interesin më të mirë të klubit në zemër. Unë mbetem i përkushtuar ndaj këtyre vlerave. Kjo është arsyeja pse unë sot po u jap administratorëve të fondacionit bamirës të Chelsea-t kujdesin e Chelsea FC. Unë besoj se aktualisht ata janë në pozitën më të mirë për t’u kujdesur për interesat e klubit, lojtarëve, stafit dhe tifozëve”, ka komunikuar Roman Abramovich./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online