Te Bate Borisov kanë vuajtur jo pak në ndeshjen e djeshme me Partizanin. Sikur të mos mjaftonte ajo vuajtje e minutave të fundit pas sulmeve të njëpasnjëshme nga të kuqtë, arbitri akordoi 10 minuta shtesë. Bjellorusët janë shumë të mërzitur nga ky vendim i dhënë, pavarësisht se në fund shënuan golin e dytë me Shetyuk.
Ky i fundit është shprehur se arbitri duhej të jepte tre minuta shtesë. “Kur pashë 10 minuta shtesë u shokova. Ishin vetëm një gol dhe tre ndalesa. Për mendimin tim, maksimumi duhej të jepeshin tre minuta dhe u dhanë 10 të tillë. Si mundej të jepeshin? Por Zoti më ndihmoi pasi unë e vrava ndeshjen në fund”, tha sulmuesi i Bates. /Sport Ekspres/