Pas përjashtimit nga lista e kampionatit dhe e Ligës së Europës, shfaqja e emrit të Hysajt në formacion në Kupën e Italisë ishte një befasi e madhe për opinionin sportiv. Drejtori sportiv i Lacios ka sqaruar për “Sport Mediaset”-in arsyet që e shtynë trajnerin për të marrë një vendim të tillë.
“Ju më pyesni për Hysajn dhe unë do t’ju them përse ai po luan. Është një shpërblim për djalin. Fatkeqësisht, na u desh ta përjashtonim nga lista e kampionatit për shkak të rregullave. Por këtu nuk ka një rregull të tillë, kështu që trajneri e pa gjënë e duhur që ta dërgonte në fushë”, ka shpjeguar Anxhelo Fabiani./Sport Ekspres/