Olsi Rama është i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Drejtori i Partizanit ka prekur pjesën e merkatos dhe organikës së klubit. Rama ka thënë se për shkak të rritjes në cilësi të lojtarëve në sezonin e shkuar, nuk mund të pengonte grupin e vjetër që ka zgjedhur një tjetër aventurë në merkaton e verës.
“U munduam të indentifikonim lojtarët që na duheshin. Ishte e vështirë që të mbaje pjesën e vjetër të lojtarëve pasi morëm oferta tunduese për ta dhe ishin rritur shumë, kërkoheshin nga të tjerët. Ne kujdesemi edhe për të ardhmen e lojtarëve tanë, nuk mund t’i pengonim. Kemi nevojë shumë për alternativa.
Thamë se me Malën dhe me Filipovic u plotësuam te sulmi, por Mala është më i tërhequr. Ne shikojmë shumë lojtarë, ia prezantojmë trajnerit dhe më pas ai vendos për vizionin e tij të lojës. Nuk kemi rënë në dakortësi me Dajën për elemente të ndryshëm, por kjo është pjesë e punës”, tha Olsi Rama. /Sport Ekspres/