“Jo, nuk ke për të shkuar”! Olsi Rama tregon sesi i ndaloi Jasir Asanit transferimin në Kuvajt: Hap mbrapa për ty

Olsi Rama është i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Drejtori i Partizanit ka prekur pjesën e merkatos dhe organikës së klubit. Rama ka thënë se për shkak të rritjes në cilësi të lojtarëve në sezonin e shkuar, nuk mund të pengonte grupin e vjetër që ka zgjedhur një tjetër aventurë në merkaton e verës.

“U munduam të indentifikonim lojtarët që na duheshin. Ishte e vështirë që të mbaje pjesën e vjetër të lojtarëve pasi morëm oferta tunduese për ta dhe ishin rritur shumë, kërkoheshin nga të tjerët. Ne kujdesemi edhe për të ardhmen e lojtarëve tanë, nuk mund t’i pengonim. Kemi nevojë shumë për alternativa.

Thamë se me Malën dhe me Filipovic u plotësuam, por Mala është më i tërhequr. Ne shikojmë shumë lojtarë, ia prezantojmë trajnerit dhe më pas ai vendos për vizionin e tij të lojës. Nuk kemi rënë në dakortëi me Dajën për elemente të ndryshëm, por kjo është pjesë e punës.

Partizani i këtij sezoni është shumë më i fortë se i vjetshmi. Nuk kanë ardhur në rezultate, por në letër dhe emra po. Kemi marrë lojtarë si Herald Marku, Albion Marku, Ergys Kaçe etj. Për mendimin tim, Partizani vuan vetëm largimet e Asanit dhe Bardhit nga e shkuara. Bitri ka qenë fantastik, por këtë herë nuk çalojmë në atë pozicion.

Ne nuk i shesim lojtarët me mendimi vetëm për të fituar ne. Jasir Asani i kam ndaluar një kalim. Kishte ofertë nga një ekip i kategorisë së dytë në Kuvajt me çmim të mirë. I thashë: “Nuk ke për të shkuar, është hap mbrapa për ty”. Erdhi dhe më tha se kisha të drejtë”, u shpreh Rama. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online