“U rritën edhe 15 milionë të tjera”, 20-vjeçari Marash Kumbulla bëhet lojtari më i shtrenjtë i Shqipërisë

Marash Kumbullës po i rritet frikshëm vlera e kartonit me Veronën në Itali. Mbrojtësi shqiptar vlente vetëm 75 mijë në qershor të vitit të shkuar, por tashmë kushton shumë për ekipet që e duan në skuadër.

Kështu sipas përditësimeve të fundit të “Transfermarkt”, Kumbulla vlen 25 milionë euro. Jo pak, por 15 milionë euro ka pasur rritje nga shifra e fundit që kishte në përditësimin e të dhënave të futbollistëve. Njëkohësisht lojtarët kur shiten kanë një vlerë edhe më të madhe sesa ajo e paraqitur në “Transfermarkt”, që shërben më tepër si një kufi minimal. Padyshim që në fundin e këtij kampionati, Marash Kumbulla do të jetë lojtari më i kushtueshëm i Shqipërisë dhe pse është vetëm 20-vjeç. Në pozicionin aktual e ndan vendin e parë me Thomas Strakoshën si lojtarët më të shtrenjtë që kanë kuqezinjtë pasi vlejnë 25 milionë euro. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online