U rrëzuan në Kategorinë e Parë, Vanoli u premton tifozëve: Dinamo kthehet në nivelet e larta, ta fitojmë derbin me Tiranën se e kemi përzemër

0

Dinamo ka rënë në Kategorinë e Parë dhe nga sezoni i ardhshëm duhet të bëjë llogaritë për t’u ringjitur sërish në elitë. Nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi rivaliteti do të jetë i madh, teksa edhe Skënderbeu do të ketë të njëjtin qëllim. Ndërkohë para ndeshjes së radhës në kampionat, atë me Tiranën, Vanoli u ka premtuar tifozëve se do të kthehen në nivelet më të larta.

“Nga ndeshja e parë me Tiranën kemi ndryshuar shumë në mënyrën si luajmë. Dinamo është një ekip totalisht ndryshe, keqardhja e vetme është që nuk siguruam mbijetesën, por do të rikthehemi sërish në nivele të larta.
Derbi me Tiranën? Këtë derbi e kemi përzemër dhe duam ta fitojmë edhe pse jemi të vetdijshëm se po luajmë përballë ekipit më të mirë të kampionatit. Duam të bëjmë mirë për presidentin dhe tifozët, duhet ta nderojmë deri në fund të kampionatit këtë fanellë”, tha Vanoli. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.