U rikthye pas shumë kohësh titullar te Atalanta, Gjimshiti: Kupa është kompeticion i rëndësishëm për ne

Atalanta ka siguruar kualifikimin për në çerekfinale të Kupës së Italisë. Zikaltrit kanë mposhtur Specian me rezultatin 5-2 dhe nuk e kanë diskutuar gjatë fitoren. Titullar nga minuta e parë ishte edhe Berat Gjimshiti, i cili prej kohësh ka munguar në formacionin e Gasperinit. Mbrojtësi shqiptar ka folur për kanalet zyrtare të Atalantës pas ndeshjes, ku tregon se Kupa e Italisë është një kompeticion të cilit pretendojnë t’i shkojnë deri në fund.

“Ishte e rëndësishme për ne që të kalonim, sepse ky është një kompeticion për të cilin jemi veçanërisht të prirur. Mendoj se pjesa e parë tregoi se çdo ndeshje nuk mund të merret kurrë si e mirëqenë, edhe nëse e kishim ndeshjen në dorë e mbyllëm pjesën e parë 3-2. Edhe dy javë më parë kuptuam se Spezia është një kundërshtar shumë i vështirë, që luan shumë mirë dhe i njihnim cilësitë e tyre. Ishim të mirë për t’i konkretizuar mundësitë që kishim, po rritemi gjithnjë e më shumë”, ka deklaruar Berat Gjimshiti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online