U qesh në fytyrë dhe festa e veçantë, Neymar e kap me të vetët: A nuk ju mjafton kjo që të më respektoni në Brazil?

Brazili arriti të fitonte ndaj Perusë në shifrat 2-0 dhe mban vendin e parë në grupin kualifikues për Botëror me pikë të plota, 24 të tilla. Neymar ishte protagonisti i mbrëmjes së djeshme duke qenë i përfshirë në të dy golat, asist dhe tundje e rrjetës. Por pavarësisht këtyre statistikave, ylli i PSG u sulmua shumë në vendin e tij për ndeshjen e fundit kundër Kilit.

Jo vetëm që nuk la gjurmë në fushën e lojës, por u pa edhe disi mbipeshë. Ndërkohë vetë lojtari do të reagonte duke thënë se kishte veshur një fanellë më të madhe dhe kjo ishte arsyeja që dukej mbipeshë. Menjëherë pasi arriti të realizonte ndaj Perusë, Nejmar kishte një festim të veçantë duke i qeshur në fytyrë të gjithë kritikëve dhe duke treguar se nuk ishte aspak mbipeshë.

Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, Nejmar u shpreh: “E çfarë duhet të bëj unë më shumë që të më respektoni? Jam golashënuesi më i mirë në kualifikuese, kam dhënë më shumë asist për Brazilin dhe së shpejti kam nderin të kaloj Pelen. A nuk mjafton kjo që të më respektoni në Brazil?”, u shpreh Neymar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online